Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook më në fund e ka komentuar ndërtimin e Xhamisë në lagjen Dardania. Ai ka shkruar se kjo xhami do të ndërtohet dhe se komuna do ta zbatojë ligjin, duke shtuar se ajo nuk bëhet as për inati dhe as për hatër të askujt. Por, Ahmeti nuk ka treguar se kur do të nis ndërtimi i saj.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Per PDK dhe satelitet e saj:
Sabër! Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash boheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe. Zgjedheni kah po doni me sulmu e shpif se edhe propaganda duhet me pas nje konsistencë.
Ceshtja e Xhamisë së Madhe dhe debati nuk është fetar dhe ne nuk frigohemi nga këto tema. Prandaj mos u mundoni të përfitoni nga këto tema sepse sjemi të ndarë në ” islamista” e “islamofobë”.
Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta. Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të pan-it.
Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...