Shpend Ahmeti thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk u konsultua për masat e reja

16:43 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes vendi të mbyllet deri të hënën.

Kjo për shkak të rritjes alarmante të rasteve të reja me Covid-19, shkruan portali arbresh.info

Me këtë vendim nuk po pajtohet i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili thotë se informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim.

“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur vecse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne. Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, shkruan Ahmeti.

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 728 raste të reja e 12 viktima nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme