Google ADS

Shpend Ahmeti thotë se Margarita Kadriu po e kërcënon dhe shantazhon përmes gazetës

13:27 | 8 Shkurt 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pronari i gazetës “Kosova Sot”, i cili që një kohë po kërkon një leje shumëkatëshe në qendër të Prishtinës po e kërcënon dhe shantazhon me gazetë.

“Artikujt e sponzorizuar e të përditshëm me gënjeshtra, shpifje nuk do të na zbrapsin. Për këto gënjeshtra e shpifje mund edhe të shpërblehen nga qeveria me terminale doganore, por ne nuk e kemi mendjen të jemi pre e shantazheve e shpifjeve”, shkruan Ahmeti, përcjell arbresh.info.

“E ata nuk do të diskriminohen por as privilegjohen. Mediat nuk janë mjete të pronarëve për perfitime personale, së paku në besimet dhe qëndrimet tona jo”.

“Për kërcënimet e shantazhet është lajmëruar prokuroria ndërsa kemi përgatitur dhjetëra padi civile në gjykatë”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme