Shpend Ahmeti: S’e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD’së

23:18 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, e ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes nga posti që aktualisht mban në subjektin e tij politik.

Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, se ai vetë është fajtori kryesor për rezultatin e dobët të PSD’së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Përgjegjësinë kryesore për humbjen e PSD’së në zgjedhje e kam unë”, është shprehur Ahmeti.

I pyetur nëse do të japë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë, ai është përgjigjur: “S’e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD’së”.

Ahmeti ka thënë se këtë vendim nuk do ta marrë i vetëm, dhe për këtë do të vendosin strukturat udhëheqëse të PSD’së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme