Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sa i përket pakos emergjente fiskale.
Ahmeti me anë të një shkrimi në facebook ka thënë se ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.
“Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend”, ka shkruar Ahemti, shkruan arbresh.info.
Ahmeti tutje ka thënë se nuk di se te kush të apelojë më për këtë çështje.
Postimi i tij i plotë:
170 milion ka qenë pakoja emergjente fiskale e qeverisë Kurti. Por edhe ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.
Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend.
Për rimekembjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë.
Spo di mo kujt me i apelu për këtë çështje!
Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë.
Ekonomia, ekonomia dhe ekonomia
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...