Shpend Ahmeti reagon ndaj akuzave të PDK-së për Vetëvendosjen

23:14 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj akuzave të zyrtarëve të PDK-së drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur ato vetëm shpifje.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se përhirë të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje, po e shkruan këtë shpjegim duke theksuar se kjo është përgjigja e tij e fundit ndaj shpifjeve të tilla, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

Degjova qe PDK paska shpif prape dhe ate ne perberjen Blerand, Arbana dhe Shemsi. Per kredibilitetin e tyre nuk po flas sepse tashmë publiku është njoftuar.

Per hir te perkrahësëve të shumtë të LVV, fituesit te zgjedhjeve të 11 qershorit, po e shkruaj këtë shpjegim në shpifjet amatoreske të partisë që tanimë shpifjen dhe rrenën po e kthen në standard. Kjo njëherit është hera e fundit që përgjigjem në shpifje të tilla.

1. Ilir Gjinolli, profesor në fakultetin e arkitekturës, dhe ndër arkitektët më të respektuar në Kosovë, NUK ka marr asnjë tender gjatë mandatit tim edhe pse nuk do të kishte asnjë të keqe edhe po të ishte sepse une as nuk e kam ba as arkitekt e as profesor.

2. Jusuf Ulaj, profesor doktor, NUK ka marr asnjë tender në Komunën e Prishtinës. Që ka biznese mirë për të, por unë Dr. Jusufin nuk e kam bo doktor e as anëtar e besa as nuk i tregoj se ku dhe në çka me investu.

3. Kreshnik Rracin dhe Driton Tefikun e di sa janë djemë të Prishtinës dhe se janë arkitektë. Nuk e mbaj në mend a i kam taku një herë gjjate 10 viteve të fundit. Në mandatin tim asnjëri NUK kanë marr asnjë tender nga Komuna e Prishtinës, edhe pse nuk shoh asgjë të keqe. Një foto e tyre e facebookut me Visar Berishën si dëshmi për lidhje inekzistente është hajgare edhe për standardet qesharake të PDK.

4. Nol Binakaj ka qenë kandidat i LVV për asamble në Prishtinë. Është arkitekt i zoti dhe vitin e kaluar është martuar me motrën e Yllit dhe as ai NUK ka marr asnjë tender nga Komuna e Prishtinës, bile na ka ndihmu në shumë gjana.

5. Foto e Milot Sejdiut gjoja me Hamdi Binakaj – arkitekt është foto e Milot Sejdiut me aktorin Rade Serbedzija. Tmerr në çfarê niveli kanë ra. .

6. Unë kam qenë 9 vjet ligjerues në Universitetin Amerikan në Kosovë dhe gjatë kohës atje kam përcjellur përafërsisht 1000 studentë, të cilët sot janë të suksesshëm në sfera të ndryshme e posaqërisht në biznes. Nuk e di për cilin ish student e kanë fjalën për tender por nuk e di që është e ndaluar që këta 1000 studentë të aplikojnë për tendera në cilindo institucion.

Krejt në fund, klani pronto po tregon se është klan i papërmirësueshëm i zhvatësve, mjegullkrijuesve dhe shpifësve. E ftoj prokurorinë për të hetuar secilen hajgare të tyre sot, por i ftoj edhe ti hetojnë ata për denoncim të rrejshëm. Padinë në gjykatën civile e kanë të garantuar, jo vetëm nga unë.

Edhe në humbje ka dinjitet. PDK duhet ta pranojë faktin se janë tashmë subjekti i tretë në Kosovë, 13 deputetë pas VV se për Prishtinë as që po flas.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme