Kryetari i Prishtinës kandidat për zgjedhjet e ardhshme nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti së bashku me deputetin Dardan Sejdiu kanë shpalosur para qytetarëve planin e mobilitetit për Prishtinën.
Ky plan sipas tyre do t’i mundësoj qytetarëve një jetë në një trafik të rregulluar në një ambient më të pastër më të lehtë dhe më të shpejtë, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti, fjalimin e tij e filloi duke e përshëndetur vendimin e Qeverisë për miratimin e Projektligjit për kryeqytetin duke thënë se Vetëvendosje nuk ka inate politike.
“Dje në qeveri i procedua Ligji për Prishtinën 5 minuta punë dhe pesë minuta diskutim dhe u aprovua e ne kemi pritur 9 vite dhe qe 9 muaj e kemi gati draftin dhe po ajo qeveri nuk e kaloi këtë ligj dhe unë e përshëndes këtë vendim është për të treguar që Vetëvendosja nuk ka inati dhe vendimet e mira gjithmonë do ti përshëndesim”.
Ai ka paraqitur pjesë të planit të mobilitetit. Ai ka thënë se ideja është që të stimulohet ecja dhe çiklizmin.
Ahmeti tha se janë të interesuar për të përmirësuar jetën e qytetarët duke mundësuar jetën e tyre në një ambient të pastër.
Dardan Sejdiu, deputeti i VV tha se kjo është një ndër politikat më të rëndësishme që do të implementojmë në mandatin e ardhshëm.
“Është një prej dokumenteve politikave më të rëndësishme që mund të ketë një qytet ku mundëson rregullimin e trafikut brenda qytetit në mënyrë që kjo të jetë e rehatshme dhe pa bezdi dhe këtë e kemi nisur më parë. Fatkeqësisht trafiku urban kishte vetëm 7 autobus dhe ne BERZh-it iu shpjeguam që trafiku urban në Prishtinë është komplet i fragmentuar. Ndërmarrja ishte e zhytur në borxhe dhe ne BERZh-it i thamë që synimi jonë është që këtë ndërmarrje ta bëjmë shembull të cilin mund ta replikojmë në ndërmarrjet tjera publike”, tha Sejdiu.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...