Google ADS

Shpend Ahmeti: Prej nesër 4 persona e ruajnë parkun që u dëmtua pak ditë pas inaugurimit

22:39 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Pas dëmtimit të disa objekteve në parkun 1 tetori, në Prishtinë, kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që ka nesër do të vendosën katër persona nga Hortikultura për të mirëmbajtur dhe për të ruajtur parkun e ri.

“Prej nesër do ti vendosim 4 persona nga Hortikultura në mirëmbajtje e që edhe do ta ruajnë parkun e ri dhe do të mirëmbajnë gjelbërimin, rekuizitet dhe WC-të publike. Por kam marr tepër shumë mesazhe nga qytetarët e indinjuar nga këto dëmtime. Jam i sigurt se në ardhmen do ti ruajmë të gjithë bashkë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme