Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një herësh kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për rastin e zbardhjes së vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se përgjegjësi për vdekjen e Deharit sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësin e burgut e lere më në udhëheqësin shtetërore.
I pari i Prishtinës, thotë se hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzës së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikës së Kosovës.
Më poshtë keni postimin e plotë të Ahmetit:
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159013243047166
Siç e kemi thënë publikisht në çdo mundësi pas vdekjes së Astritit, pa marr parasysh rrethanave, Astriti ka hyrë në burg në pranga, i gjallë, dhe gjatë mbajtjes në burg as që është ngritur aktakuza e as që është intervistuar zyrtarisht.
Përgjegjësi për vdekjen e tij sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësin e burgut e lere më në udhëheqësin shtetërore.
Tani, po vërtetohet që dikush ka pas interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshehët pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzës së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikës së Kosovës.
Nuk mundet që një qytetar i Republikës të pajtohet se mund të burgoset pa asnjë dëshmi, mund të mbahet në burg pa intervistim dhe mund të humb jetën në rrethana të tmerrshme pa sqaruar dhe pa marr përgjegjësi askush.
Nuk mundet! Nuk bën të pranohet dhe nuk duhet të pranohet. Dhe nuk do ta pranojmë, derisa ta dimë të vërteten.
Por siç e ceka në fillim. Pa marr parasysh rrethanave, Astriti ka vdekur derisa do të duhej të ishte në “përkujdesje” të shtetit. Kjo në vete është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike.
Krejt në fund, të gjithë që e kanë njohur Astritin, e dinë së çfarë qytetari shembullor kemi humbur. Astriti përveç që ka qenë aktivist i pashoq i Lëvizjes Vetëvendosje, na ka ndihmuar me punën e tij në Komunën e Prishtinës në sektorin e shëndetësisë si një prej studentëve më të mirë të mjekësisë. Vitet shkojnë por padrejtësitë nuk zbuten e duke mos e ditur të vërteten, as plagët nuk shërohen.#drejtesiperastritin