Google ADS

Shpend Ahmeti pas fitores: Është koha t`i përmbushim 100 zotimet tona

15:42 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar fitores së dytë për qeverisjen e kryeqytetit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se tashmë është koha për përmbushjen e 100 zotimeve të dhëna para 4 viteve.

Tutje, Ahmeti ka thënë se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe vazhdimin e rrugës në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, raporton Indeksonline.

“I gjithë viti 2017 shkoi me fushata, por u konfirmua që ne vazhdojmë qeverisjen edhe për 4 vite të tjera në Prishtinë. I falënderoj qytetarët e Prishtinës për një proces ndër më të rregulltit që kemi parë ndonjëherë në historinë e Kosovës. I falënderoj të gjithë ata që votuan për ne, por edhe ata që nuk na votuan.

Në fushatë ka më shumë ndarje, por tash e tutje zotohem që do të punoj të gjithë ata që janë për vazhdimin e reformave për luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e mirëqenies. I ftoj të gjitha subjektet politike, asambleistët dhe shoqërinë civile që të na bashkangjiten në përmirësimin e Prishtinës. është koha për përmbushjen e 100 zotimeve tona”, ka thënë ai.

Ahmeti tutje ka falënderuar veçarërisht Diasporën.

“Falënderim i veçantë shkon për Diasporën që sot na konfirmuan fitoren tonë”, ka thënë ai.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme