Shpend Ahmeti nuk është pajtuar me akuzën e sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi i cili e akuzoi Dardan Molliqajn se po organizon takime ilegale me aktivistë.
“Nuk pajtohem me atë që Kurteshi ka thënë për Molliqajn. Kjo gjuhë e papranueshme sepse Molliqaj është pjesë e Vetëvendosjes” ka thënë Ahmeti në Tv Dukagjin.
“Disa aktivistë dhe anëtarë kryesie të Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ditëve të fundit po ankohen se ish Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj po organizon takime ilegale me aktivistet e Lëvizjes..
Në këto takime, sipas aktivistëve, ai po pretendon se ai, dhe përkrahësit e tij, do të bëjnë një “çarje të madhe” në organizatë, duke aluduar edhe për krijimin e një partie të re. Në këto takime, sipas aktivistëve, janë përmendur shifra që kanë të bëjnë me dëmet që ai synon t‘ia shkaktojë Lëvizjes VETËVENDOSJE” ishin disa nga akuzat e Kurteshit për Molliqajn.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...