Google ADS

Shpend Ahmeti nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit Komunal, e kritikon Eman Rrahmani

13:31 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, të cilin dikur e kishte edhe bashkëpartiak.

Rrahmani tha se as pandemia nuk e ka bërë më të përgjegjshëm të parin e Prishtinës i cili po vazhdon të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendin Komunal, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë:

“Thash të shoh mos e ka ndryshu pandemia Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin; mos e ka bo ma të përgjegjshëm. Fatkeqësisht ai vazhdon me të vjetrën duke mos marrë pjesë në seanca të kuvendit komunal. E për mospunën e tij, s’kemi çka flasim fare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme