Ka kaluar një vit që kur Trafikut Urban të Prishtinës i janë shtuar edhe 21 autobusë të rinj.
Por duket se as komoditeti i tyre nuk i ka bindur qytetarët që t’i zgjedhin për udhëtim. E komuna e Prishtinës ka menduar për një formë tjetër që të nxisë shfrytëzimin e transportit publik.
Së shpejti pritet të fillojë një fushatë sensibilizuese e që ‘kuletës’ së kryeqytetit do t’i kushtojë plotë 5 mijë euro. Tashmë është shpallur edhe fituesi për këtë tender, grup i Operatorëve Ekonomik Albo Group SH.P.K. EV’.
Albo Group e cila në korrik të këtij viti është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë ka ofruar çmimin prej 4 mijë e 948 euro.
E Shpend Sopa, menaxher në këtë kompani i kontaktuar nga arbresh.info ka treguar për format e sensibilizimit që do të përdorin.
“Do të mbahen disa ligjërata sensibilizuese për shfrytëzim të transportit publik, takime e materiale promovuese”, ka thënë ai.
Sopa ka shtuar gjithashtu se aktivitete do të mbahen me qytetarë dhe me nxënës.
Ndërsa i pyetur për periudhën kohore në të cilën do të zhvillohen këto aktivitete, Sopa ka thënë se nuk është i informuar.
“Këtë detaj ende nuk e dimë pasi ende nuk është nënshkruar kontrata”, ka shtuar ai.
Ndryshe çmimi i biletës për një drejtim brenda territorit të Prishtinës është 40 cent ndërsa më 1 tetor të vitit të kaluar Trafikut Urban të Prishtinës i janë shtuar edhe 21 autobusë të rinj duke sjellë edhe disa linja të reja në kryeqytet.
E 30 autobusët e parë kishin arritur në fillim të 2017.
Banka Evropiani për Rindërtim dhe Zhvillim kishte ndarë një grant prej 800 mijë eurosh për rinovim të garazhit por kishte kushtëzuar me sjelljen e autobusëve dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Trafikun Urban./A.Çitaku/arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida