Google ADS

Shpend Ahmeti mirëpret mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

12:09 | 20 Maj 2019
L G

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti ka mirëpritur paralajmërimin e LDK-së dhe Vetëvendosjes për një iniciativë për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, raporton arbresh.info.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se partia e tij është e gatshme të koordinoj veprimet në interes të shtetit të Kosovës.

“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme