Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot në takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin kanë zyrtarizuar bashkëqeverisjen komunale në Prishtinë.
Me këtë marrëveshje, Alternativa nga tani do të udhëheq me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.
Kusari-Lila falënderoi të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës për besimin e dhënë në Zgjedhjet e fundit lokale, me ç’rast Alternativa u bë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me një ulëse, rrjedhimisht mbi bazën e parimeve të udhëheqjes komunale, Alternativa ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit, të cilën e zyrtarizuan sot.
Alternativa njofton se bashkarisht me partnerin qeverisës në Komunën e Prishtinës do të punojë në implementimin e programit të saj me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, duke tentuar në maksimum të zhvillojë strategjitë dhe planet në të mirë të qytetarëve të saj.
Alternativa thekson se është e vetëdijshme se e pret një pune dhe angazhim i jashtëzakonshëm, por, gjithsesi, mbetet e përkushtuar që nga dita e parë e mandatit të punës qeverisëse në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale ta shtyjë përpara të gjitha projektet dhe planet në dobi të kryeqytetasve.
Kusari dhe Alternativa falendëruan Ahmetin për gatishmërinë e tij për të bashkëqeverisur Komunën e Prishtinës, me besimin se ky bashkëpunim do të jetë bashkëpunim i mirëqeverisjes komunale, nga e cila përfituesit më të mëdhenj do të jetë vetë banori i Prishtinës.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...