Shpend Ahmeti kërkon ndihmë nga Ramush Haradinaj

19:21 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar ndihmë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që të ngrisë gjendjen e gatishmërisë për eliminimin e qendëve endacakë, raporton arbresh.info

Ahmeti ka thënë se komunat e kanë të pamundur për tu ballafaquar vetë me këtë dukuri.

Po ashtu ai ka thënë se situata me qentë ndacakë ka arritur nivelin alarmante.

Më poshtë keni postimi e plotë të Ahmetit:

“Situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant. Tash u bënë dy vite që i kam dërguar letra qeverisë e presidencës për ta ngritur çeshtjen ne nivel nacional të sigurisë por nuk kam përgjigje. E kam potencuar se komunat nuk e kanë as mundësinë e as instrumentet me u ballafaqu me këtë dukuri vetë.

Ne nuk mundemi as ta ndryshojmë legjislacionin e as ta zgjedhim problemin vetëm brenda kufijve tonë. Përkundër faktit që ndajmë mjete për çdo vit qe dy herë nuk aplikon askush në shpalljen e prokurimit. AVUK është përgjegjës për vendime edhe kjo Agjenci e nivelit qëndror.
Ne jemi jo vetëm të gatshëm të ndihmojmë por edhe të kontribuojmë financiarisht në zgjidhjen e problemit por nuk mundemi vetë. Po i bëj apel edhe kryeministrit Haradinaj që qeveria ta ngrit gjendjen e gatishmërisë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarin. Duhet dhe mund të mobilizohet AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrotjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet por duhet të bëhet tani.
Ne, sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në komunën tonë që të mund të marrim vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin por druajmë se nuk mjafton.
Te punojmë së bashku për të arritur zgjidhje të pranueshme për të gjithë” ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme