Shpend Ahmeti kërkon 96 mijë euro nga Haradinaj për artistët e Prishtinës

14:00 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se Komuna e Prishtinës i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave që t’i lejohet financimi i trupës së aktorëve në Teatrin e kryeqytetit, shkruan arbresh.info.

Në kërkesën dërguar Ministrisë së Financave, Komuna e Prishtinës kërkon që ta rrisë numrin e të punësuarve në Tetarin e Prishtinës për 20 sosh.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

“Teatri i Qytetit duhet të ketë trupen rezidente në përputhje me ligjin. Me 13 Mars kemi dërguar kërkesën në Ministrinë e Financave që të na lejohet financimi i trupes rezidente sipas kërkesës së aktoreve të Prishtinës. Kryeqyteti duhet ta ketë teatrin funksional”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

 

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Të ngjashme