Shpend Ahmeti kandidati më i votuar në këto zgjedhje lokale

23:23 | 24 Tetor 2017
M. A.

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, doli të jetë kandidati më i votuar në gjithë Kosovën për këto zgjedhje lokale.

Ai kësaj radhe, qysh në raund të parë, morri vota afërsisht sa kishte marrë në balotazhin e vitit 2013 kur përmbysi pushtetin 14 vjeçar të LDK-së në Prishtinë.

Nga rezultatet që ka publikuar KQZ deri tani, Shpend Ahmeti i VETËVENDOSJE!-s ka 34.682 vota në raund të parë deri tani, apo thënë ndryshe, sa Lutfi Haziri dhe Agim Veliu bashkë.

Haziri dhe Veliu, këta dy nënkryetarë të LDK-së që konsideroheshin si të fuqishëm, kanë rënie të konsiderueshme në elektorat krahasuar me raundin e parë të vitit 2013.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme