Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u është drejtuar qytetarëve të Prishtinës përmes një shkrimi në Facebook.
Ai thotë se ka besim tek vota e qytetarëve, duke thënë se është një betejë e përbashkët, aspak e lehtë por gjithmonë me fitore.
Ky është postimi i plotë i tij:
Një makineri e tërë propaganduese u organizua gjatë katër viteve të mandatit për të minimizuar çdo punë. Për të shajtur çdo gjë në Prishtinë. Sepse kishim prekur interesa të mëdhaja, tek ndërtimet, tek tenderët, tek ndikimi.
Bashkë me juve arritëm me i përmbush të gjitha zotimet, me punë të sinqertë, të ndershme dhe me guxim.
Kjo makineri u ngrit edhe më shumë në fushatë me “kuazi-analistë” e debate, portale të paguara që nuk lan ditë pa shpif.
Sot qëndrojmë ballëlartë në Prishtinë si të parët dhe të parët në Kuvend Komunal pa mundësi bllokadash. Do ti realizojmë projektet e mira për Prishtinën duke e përmirësuar edhe më tutje jetën e qytetarëve dhe duke luftuar edhe më tutje parregullsitë. Duke ja ngushtuar edhe më tutje hapësirën propaganduesve.
I besojmë votës së qytetarëve, i besojmë edhe kërkesave të qytetarëve e edhe kritikave sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar qytetin tonë bashkë. Por nuk i besojmë matrapazëve që duan ta kthejnë kaosin si mënyrë për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Qytetarë të Prishtinës, beteja për Prishtinën është betejë e jona e përbashkët, asnjëherë e lehtë por gjithmonë me fitore.
Rendi dhe rregulli në përballje me kaosin!
Shërbimet në përballje me katrahurën!
Ndershmëria në përballje me nepotizmin e korrupcionin!
Sinqeriteti në përballje me propagandën!
Qytetaria aktive në përballje me klientelizmin!
Për Prishtinën, gjithmonë bashkë!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?