Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Shpend Ahmeti ka paraparë që të ndërtojë një tunel në afërsi të qendrës së qytetit.
Një tunel prej rreth 300 metra ku në të do të kalojnë veturat, pritet të fillojë së ndërtuari nga Komuna e Prishtinës.
Në buxhetin e vitit 2020, i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës e të cilin e ka parë lajmi.net, tek pika e investimeve kapitale është shkruar se do të ndërtohet një tunel 300 metra në rrugën “Agim Ramadani”. Vlera për këtë projekt është shënuar të jetë 2,493,008.00 euro.
Tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, do të ndërtohet nga menza e studentëve deri tek komuna e më pas tek “Vellusha”. Tuneli do të ndërtohet për t’i lëshuar rrugën vazhdimin të sheshit “Ibrahim Rugova” për ta lidh pjesën tjetër të qytetit me lagjen “Vellusha”.
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka thënë për lajmi.net se kjo ide është hedhur që një kohë të gjatë dhe se do të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.
“Ky investim që do të bëhet është në fazën e projektimit. Me këtë do të bëhet lidhshmëria e sheshit ‘Ibrahim Rugova’ me pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës. Që të lidhet më mirë, kjo pjesë është paraparë që të shtrohet në kalldrëm. Prej mbrapa ‘Vellushës’ parashihet tuneli deri lart. Janë rreth 300 metra. Që të bëhet pjesë vetëm për kalimin e këmbësoreve do të ndërtohet tuneli, dhe lart tij do të jetë zonë vetëm për këmbësorë”, tha Mehmeti.
Drejtori Mehmeti tha se planifikimi i buxhetit është bërë që të startohet në vitin e ardhshëm me ekzekutimin projektit.
“Investimi do të jetë për dy vite, pasi do të jenë dy faza. Paraprakisht kemi konsultuar ekspertë të urave dhe tuneleve, ata kanë thënë se diku një kilometër mund të kushtojë 10 milionë euro. Tunelet janë çështje të komplikuara. Rruga ‘Agim Ramadani’ do të bëhet rrugë një kahore. Ne i kemi pasur mjetet edhe më herët për rikonstruktimin e kësaj rrugë, por nuk kemi vazhduar për shkak të tunelit. I kemi mjetet që në vitin e ardhshëm të vazhdojmë edhe më rikustruktimin e kësaj rruge një kahëshe”, shtoi tutje Mehmeti.
Ndryshe, në buxhetin e vitit 2020 komuna e ka paraparë edhe ndërtimin e sheshit “Gjorgj Bush” ( nga hoteli “Grand” deri te Katedralja ) në vlerë prej 500 mijë euro.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA