Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij.
Ahmeti ka pranuar se si rezultat i mospajtimeve, është e mundshme që Vetëvendosje të ndahet.
Teksa ka folur për krahun e Dardan Molliqajt, që kundërshton kthimin e Albin Kurtit në krye të Vetëvendosjes, Ahmeti ka thënë në “RTV Dukagjini” se njerëzit që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në parti, janë njerëz të rëndësishëm – ndonëse nuk janë të shumtë në numër.
Ahmeti ka folur edhe për kundërshtimet ndaj Kurtit në parti.
“Albin Kurtin s’mund ta rrëzojë askush në Vetëvendosje”, është shprehur Ahmeti.
“Kjo është, ndoshta jo e padiskutueshme, por kur e sheh autoritetin e tij, vështirë është të mendosh se mund të rrëzohet”, ka deklaruar Ahmeti.
“Autoriteti i tij s’vjen prej pozicionit partiak”, ka sqaruar kryetari i Prishtinës.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...