I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, ku sipas exit-poleve të para LVV- po prinë.
Ahmeti përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës, shkruan portali arbresh.info
Tutje Ahmeti ka uruar VV-në dhe qyetatrët për këto zgjedhje demokratike.
Postimi i tij i plotë:
Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.
Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.
Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës. /arbresh.info/
Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, 14 February 2021
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...