Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që sot PDK-ja e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale ndaj tij, e ku thuhet se Ahmeti ka dhënë pronën publike për shfrytëzim pa shpallje publike.
Ahmeti ka bërë me dije se për këto kallëzime penale që sipas tij janë thjeshtë për fushatë, do të jepet përgjegjësi para Prokurorisë, transmeton Indeksonline.
Ai madje ka shkruar edhe nenet në bazë të të cilave jepen ndëshkimet për ata që paraqesin kallëzim të rremë.
Lexoni reagimin e plotë të Ahmetit:
Për këto kallëzime penale të PDK për fushatë do të ketë punë prokuroria më vonë
Neni 390
Lajmërimi apo kallëzimi i rremë
1. Kushdo që bën lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryesi, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
2.Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale ose në ndonjë mënyre tjetër shkakton fillimin e procedurës penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare kundër personit për të cilin ai e di se nuk e ka kryer veprën penale, dënohet me dënimi n nga paragrafi 1i këtij neni.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”