Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur eurodeputetes Viola von Cramon, lidhur me çështjen e refuzimit të projektit amerikan të gazsjellësit nga Qeveria e Kosovës.
Cramon përshëndeti refuzimin e projektit nga qeveria e Kosovës për shkak se ky projekt mund ta ndotë ambientin.
Ahmeti e siguroi eurodeputeten se kjo nuk është arsyeja e refuzimit të projektit. Ahmeti tha se në fakt është krejt e kundërta.
“Po, por kjo s’është bërë për arsye të ambientit. Në fakt është bërë për arsye të kundërta. Qeveria po arsyetohet duke thënë se derisa kemi qymyr, nuk duhet të investojmë në gaz”, shkroi Ahmeti.
Yes but this was not done for green reasons. It was done for exactly the opposite reasons. The gov reasoning is that while we have coal we should not invest in gas. Two weeks ago KEK issues invited companies to express interest for rehabilitation of Kosovo A – 60 year old plant https://t.co/Feneo93hpf
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 1, 2021
Kujtojmë se eurodeputetja është pjesë e Partisë së Gjelbër në Gjermani dhe kishte kundërshtuar projektin për gazin rus në shtetin e saj.
Megjithatë, Gjermania zgjodhi të furnizohet me gazin rus, përkundër kundërshtimeve nga partia e Viola von Cramon.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...