Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në kuadër të investimeve për ndërtimin e parqeve, do të jetë edhe Parku Qendror i Qytetit, në hapësirën me Katedrales “Nënë Tereza” dhe Fakultetit Filologjik.
“Ndërtimi i këtij parku do të nisë në fillim të vitit 2018. Duam që sa më shumë t’i rrisim hapësirat e gjelbra brenda qytetit, ashtu që të ndikojmë edhe në uljen e nivelit të ndotjes së ambientit. Gjatë mandatit të parë kemi mbjellë 12 mijë fidanë, kurse për mandatin e radhës planifikojmë t’i mbjellim edhe 25 mijë të tillë”, u shpreh Ahmeti.
Sipas tij, ky park do të jetë një nga ambientet më atraktive brenda Prishtinës, sidomos kur të zgjatet sheshi kryesor i qytetit deri tek Katedralja.
Shpend Ahmeti prezantoi sot edhe projektin e parkut të ri që do të ndërtohet vitin e ardhshëm në lagjen Arbëria.
“Në vitin 2013, në lagjen Arbëria, e gjetëm një deponi të madhe ilegale të cilën e pastruam menjëherë. Në skaj të asaj hapësire, ndërtuam rrugën që e lidhë lagjen Arbëria me lagjen Kodra e Trimave. Hapësira që përdorej si deponi ilegale do të rigjenerohet dhe do të shndërrohet në park rekreativ-sportiv”, tha Ahmeti.
Ai theksoi se projekti tashmë është gati, dhe e kemi ndarë buxhetin për ta realizuar gjatë mandatit të ardhshëm.
“Do të ketë fushë të futbollit, basketbollit, lojëra për fëmijë, shëtitore, si dhe jemi shikuar mundësinë e ndërtimit të një shtegu ku mund të ushtrojnë skiatorët edhe jashtë sezonit dimëror”, u shpreh Ahmeti .
Gjatë ditës së sotme, kryetari Shpend Ahmeti vizitoi edhe parkun e ri të ndërtuar afër palestrës së sporteve “1 Tetori”.
“Parkun tek “1 Tetori” e kemi ndërtuar bashkë me DEMOS-in zviceran, dhe na ka kushtuar rreth 240 mijë euro. Ky park, vazhdimisht është i mbushur me qytetarë të të gjitha moshave, që dalin qoftë për të pushuar, qoftë për sport e rekreacion”, tha Ahmeti.
Sipas tij, për vitin e ardhshëm janë ndarë 1 milionë euro për 4 parqe të tilla që do të ndërtohen në lagjen Arbëria, në Fushën e Pajtimit, në Kodrën e Trimave dhe në Matiqan.
“Shumica e hapësirave të përmendura kanë qenë deponi ilegale të mbeturinave, dhe me investimet tona do të shndërrohen në hapësira të gjelbra dhe terrene të përshtatshme si për fëmijët dhe të rinjtë, ashtu edhe për më të moshuarit”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se në 4 vitet e ardhshme, Prishtinës do t’i shtohen 16 parqe të ngjashme nëpër lagje të ndryshme.
Sipas një komunikate, qëllimi është që qytetari të mos ketë nevojë të lëvizë nga një lagje në lagjen tjetër për të kaluar kohë në park ose për të luajtur sportin e tij të preferuar, por këto hapësira t’i ketë brenda lagjes së tij.
Kryetari Ahmeti bashkë me familjen e tij si dhe me miq të tjerë qëndroi sot edhe në Parkun e Qytetit, ku u takua me qytetarë dhe ua shpjegoi planin tonë për zgjerimin e shtimin e hapësirave të gjelbra në katër vitet e ardhshme.
“Parku i Qytetit është një nga vendet ku frekuentohet shpesh edhe nga qytetarët që i shëtisin qentë e tyre. Ne mandatin e ardhshëm, do të ndërtohen 2 parqe të rrethuara enkas për shëtitjen e qeneve, në mënyrë që të jenë sa më të lirë dhe të mos i pengojnë qytetarët e tjerë. Po ashtu, do ta financojmë strehimoren regjionale për qentë endacak, ashtu që të gjitha komunat përreth të hyjnë në të njëjtin program”, ka thënë ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...