Kryetari i PSD’së dhe negociatori kosovar Shpend Ahmeti, në një përgjigje për Metron, ka folur për takimin e fundit dhe 3 çështjet që në një mënyrë kushtëzohet Kosova nga Kryediplomatija Frederica Mogherini
Janë tri çështje apo kushte që i ka ngirtur Kryediplomatja e Bashkimit Europian (BE), Frederica Mogherini, për të vazhduar procesi i bisedimeve me Serbinë.
Heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës,
Në gjysmën e parë të këtij viti të përfundohet dialogu me ritëm të përshpejtuar
Marrëveshja duhet t’i përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe nuk parasheh ndarje në vija etnike
”Taksa është vendim i Qeverisë se Republikës së Kosovës. Ajo është adresa e saktë për taksën e cila është ndërmarrë pas një politike agresive të Serbisë karshi Republikës së Kosovës. Personalisht mendoj se Kosova duhet të përgjigjet atëherë kur sulmohet, ky është konfirmim dhe ushtrim i subjektivitetit shtetëror. Por, delegacioni shtetëror nuk ka mandat për vendimet qeveritare”, ka thënë Ahmeti, shkruan gazetametro.net
Por, ai tha se e kane obligim konsultimin dhe përgatitjen e strategjisë për dialogun dhe se Serbia ka vënë kusht heqjen e taksës për vazhdimin e dialogut. Ahmeti tha se mendon që nuk janë pjekur kushtet për heqjen apo pezullimin e taksës. Ai shtoi se fokusi i tyre është funksionalizimi i delegacionit e pastaj mund të flasin me Serbinë për çdo temë veç e veç, duke përfshirë edhe tregtinë.
”Megjithatë, ne e kemi obligim konsultimin dhe përgatitjen e strategjisë për dialogun. Serbia e ka vërë kusht heqjen e taksës për ta vazhduar dialogun. Ne mendojmë se nuk janë përmbushur kushtet për heqjen, apo suspendimin e përkohshëm të taksës. Delegacioni shtetëror do të konsultohet me qeverinë, por fokusi jonë si delegacion shtetëror është njëherësh në funksionalizimin e plotë të delegacionit shtetëror dhe të komisioneve. Pastaj edhe mund të flasim për cdo temë veç e veç, përfshirë edhe tregtinë me Serbinë”, tha Ahmeti.
”Marrëveshja duhet t’i përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe nuk parasheh ndarje në vija etnike Qëndrimi i delegacionit shtetëror gjendet tek Rezoluta e miratuar. Aty është e përjashtuar edhe ndarja e vendit, por edhe autonomia etniko- territoriale. Rezoluta e Partisë Socialdemokrate dhe Nismës Socialdemokrate që është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës përcakton qartë parimet marrëveshjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Procesi i Dialogut dhe i bisedimeve kuptohet mënyrë efikase dhe e vetme për arritje të marrëveshjeve të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ndërkombëtarisht të pranueshme dhe ligjërisht të obligueshme mes dy shteteve fqinje: Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë” ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, për Kuvendin e Kosovës dhe qytetarët, një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte e praueshme dhe do të siguronte përkrahjen e gjërë, vetëm nëse do të sillte njohjen nga shteti serb, dhe do të përfudnontye njëherë e përgjithmonë konfliktin midis dy vendeve.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...