Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se fondacioni i piktorit të famshëm Ibrahim Kodra në të cilin është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli kishte kërkuar ndihmë që pikturat e tij të vendosen në Prishtinë dhe se kjo tashmë është arritur.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Pacollin duke thënë se ai kishte insistuar që kjo pasuri të mbetej në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra para vdekjes ka lënë një numër veprash dhe një fondacion për tu shpenzuar në arsimimin e fëmijëve. Ky fondacion në të cilin është Z. Behxhet Pacolli ka kërkuar nga komuna e Prishtinës që këto piktura të vendosen në Prishtinë në një objekt ku edhe do të zhvillohen aktivitete edukative.
Sot, Kuvendi Komunal aprovoi propozimin tonë, që ish ndërtesa e Bibliotekës Hivzi Sylejmani të kthehet në Muze/Galeri/Qendër Edukativo Arsimore Ibrahim Kodra, ku do të ekspozohen veprat e këtij autori të madh shqiptar, dhe do të kemi mundësi të zhvillojmë aktivitete tjera arsimore bashkë me fondacionin.
Falenderoj Z. Pacolli që ka insistuar që kjo pasuri të mbetet në Prishtinë./Arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...