Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje rreth çështjes së hyrjes me pagesë në Prishtinë.
Këtë sqarim i pari i Prishtinës e bëri përmes facebook-ut, ku tha se duke filluar nga dhjetori qytetarët do të fillojnë të përballen me ndotjen e ajrit.
“Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe besoj se maskat e COVID-it do të na ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratorë, e të cilat do të ishin edhe më të rrezikshme në kohë të pandemisë”, ka shkruar Ahmeti.
E së dyti, Ahmeti thotë se edhe qarkullimi i madh i makinave po e ndotë ajrin, shkruan arbresh.info
“E dyta janë numri i veturave në qytet. Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e takses për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje”, ka shkruar Ahmeti.
Ai po ashtu tha se kanë prioritet mbi shëndetin e qytetarëve të Prishtinës dhe se mendon se ky keqinterpretim në lidhje me këtë temë është i qëllimshëm./arbresh.info/
Postimi i plotë i Ahmetit:
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160407041997166
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...