Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Shpend Ahmeti, ka folur për përballjen që do ta ketë me Arban Abrashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.Ndonëse ka marrë më shumë vota se kundërkadidatët e tij në rrethin e parë të votimit, më 22 tetor, Ahmeti nuk ka arritur ta shmangë balotazhin.
Për përballjen në balotazh me Abrashin e LDK’së, që në rrethin e parë të votimit doli i dyti, me rreth 6000 vota më pak se Ahmeti, ky i fundit po kërkon mbështetjen e votuesve të kundërkandidatëve të tij.
Në një intervistë në televizionin Rrokum, Ahmeti ka treguar se për balotazhin me Abrashin i ka kërkuar ndihmë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Aleancës Kosova e Re.
Kandidati i kësaj të fundit, Selim Pacolli, arriti të renditet i treti në garën për Prishtinën, duke siguruar mbi 10 për qind të votave të banorëve të kryeqytetit.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?