Shpend Ahmeti e fton publikisht në debat Avdullah Hotin

22:14 | 5 Qershor 2017
M. A.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe njëherit edhe kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes i është përgjigjur me kundër akuza Avdullah Hotit – kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR- Alternativa.

Sipas Hotit, gjatë këtyre katër viteve Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët.

Ahmeti lidhur me këtë çështje ka ftuar Hotin në debat të hapur.

Postimi i plotë:

“Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me Degën e III-të të LDK-së, ka thënë të hënën se Prishtina në këto katër vite ka mësuar më së miri se si nuk duhet të qeveriset.

“Gabimi që është bërë para katër viteve më nuk do të përsëritet më, sepse Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët”, ka thënë Hoti.”

Avdullah, po të presim në debat!!! Ne cilendo dege e televizion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme