Ish-deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj kishte thënë mbrëmë se Albin Kurti ka besuar gjithmonë se Shpend Ahmeti ka kontratë me ambasadorët për ta eleminuar politikisht Kurtin.
Kjo ka bërë që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti të reagoj duke thënë se është e dhimbshme që të dëgjoj që është folur për të në këtë mënyrë, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e Molliqajt në Facebook:
Mbrëmë në Rubikon, Dardan Molliqaj I tha dy gjëra që kanë të bëjnë me mua
Për të parën, dua të them që nuk e di a ka thënë apo jo Albini këtë, por tashmë e dëgjova disa here këto ditë nga njerëz të ndryshëm. Mua, askush në këtë periudhë nuk ma ka thënë e as që e ka shpreh këtë brengë. Në qoftë se vërtetë paskan menduar kështu edhe Albini, Dardani edhe të tjerët, atëherë është e dhimbshme. Me mish e me shpirt kam kontribuar në realizimin e koncepteve programore e statutore të Lëvizjes. E për ambasadat e “marrëveshjet” as që ja vlen të them dicka.
Jam ithtar I diskutimeve të sinqerta dhe besimit të ndërsjellë në një subjekt politik. Prandaj edhe nuk e kuptoj diskutimin e frikës nga kandidimi im për kryetar të Lëvizjes në vitin 2015. As këtë gjë askush nuk e ka diskutuar me mua direkt atë vit. Po të më pyeste dikush në vitin 2015, për dy minuta do I tregoja se nuk kam pas kurfarë ambicie e as dëshire me u bo kryetar I LVV. Këtë e kam përsëritur disa herë në forumet e Lëvizjes gjatë gjithë kësaj periudhe. Po e them edhe njëherë edhe sot; nuk kam interesim, ambicie e as dëshirë për të kandiduar për kryetar të LVV. As në vitin 2015, as në vitin 2018 e as në vitin 2021 e as më vonë.
Ndoshta edhe jam “I butë” edhe pse nuk e di saktë se cka duhesh me bo me qenë “i fortë” karshi këtij klasifikimi, por qëndroj prapa kësaj “butësie” si qëndrim e parim. Në qoftë se kjo nuk mjafton është në rregull, sepse edhe diskutimet për atë se kush duhet të udhëheq dhe cfare karakteri duhet të ketë janë normale në një subjekt politik. Qëndrimet e mia “të buta” i kam shpreh hapur në të gjitha forumet e Lëvizjes dhe në publik kam prezantuar dhe përfaqësuar qëndrimet e Lëvizjes pa marr parasysh se a jam pajtuar me to a jo. Nuk jam pishman për asnjërën prej tyre./Arbresh.info
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...