Shpend Ahmeti: 50 euro për ilaçe çdo të infektuari, 100 euro për çdo pensionist, lirim të qerasë

22:41 | 20 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se më 25 nëntor do të merret vendimi që të prekurve me COVID-19 t’u ndahen nga 50 euro.

Ahmeti ka njoftuar edhe për shërbimet e tjera që do ua mundësojë Komuna e Prishtinës qytetarëve, transmeton Arbresh.info.

“- 12000 telefonata të infektuarve

– mbi 10000 pako ushqimore e higjienike

– lirim nga pagesa për HoReCa pëe 1 vit

– lirim të qerasë

– shtyerje të pagesave për leje

– lirim nga pagesat për çerdhe

– 300 teste në dite për Covid

– 50 euro për shpenzime sjëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë

– 5 milion euro grante për biznese me qarkullim deri në 50,000 euro

– subvencione për artistë e sportistë”, janë shërbimet të cilat do të kryhen nga komuna, sipas Ahmetit.

I pari i Prishtinës ka bërë me dije se ndihma do iu ofrojnë edhe grupeve të tjera deri në fund të vitit.

Ai ka falënderuar edhe asambleistët e pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës për shtyerjen përpara të këtij procesi, nëpërmjet votimit.

Të ngjashme