Lëvizja Vetëvendosjes po synon të qeverisë edhe me Podujevën, përmes kandidatit të saj, Shpejtim Bulliqi, pasi kryetari paraprak, Agim Veliu, u emërua Ministër i Punëve të Brendshme.
Vetë Bulliqi në një intervistë për arbresh.info thotë se e ka “në heshtje” mbështetjen edhe të një pjese të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të qeverisur me Podujevën.
“Unë kamë shumë miq në LDK dhe ndoshta shumë prej atyre kërkesave për të qenë unë kandidat kanë qenë edhe prej vetë anëtarësisë së LDK-së, pasi që njerëzit janë zhgënjye prej qeverisjes së deritashme në Podujevë dhe kërkojnë ndryshim, e këtë ndryshim do të ja u sjell Lëvizja Vetëvendosje”.
Bulliqi thotë t’i ketë hyrë garës me bindjen se do të dalë fitues në zgjedhjet e 15 marsit.
E për këtë garë Lëvizja vetëvendosje në Podujevë tashmë ka filluar edhe përgatitjet.
“E kemi përmbyll tërësisht programin qeverisës. Ky program është fokusuar në të gjitha fushat e rëndësishme madje programi përmban edhe buxhetin për çdo aktivitet që do të bëhet gjatë këtij mandati sa ka mbetur”.
Shpejtim Bulliqi, aktualisht është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/207977163731024/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...