Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e katër familjarëve në aksidentin që ndodhi mbrëmë pas mesnate në rrethrrotullimin kryesor që lidh Mitrovicën me Prishtinën.
Sipas policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
– Sot rreth orës 01:00, në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, respektivisht në rrethin e madh në hyrje të kryeqendrës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë katër persona kanë vdekur ndërkaq një është lënduar rënd.
Në këtë aksident rrugor e përfshirë ka qenë vetura e tipit “Audi” ngjyrë e zezë, me targë të huaj, e cila në momentin e aksidentit ka qenë në lëvizje.
Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen dhe ekspertimin e vendngjarjes.
Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit e trafikut rrugor kanë ngritur dyshimin se, deri te aksidenti ka ardhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë rrugës në të cilën ka qenë duke lëvizur vetura e aksidentuar.
Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë:
1. E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas Gjerman,
2. E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
3. G. Alidemaj 53 vjeçe, femër, shtetase Gjermane,
ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë:
4. N. Alidemaj 47 vjeçe, femër, shtetase Kosovare.
Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë:
· Q. Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK – Prishtinë.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion mjekoligjor, përderisa policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?