Google ADS

Shpartallohet banda e rrezikshme italiano-kosovare

07:03 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Një bandë Italiano-kosovare tashmë e shpartalluar, kishte qenë e specializuar kontrabandim dhe tregti me armë dhe diamant. Me këtë rast, 17 persona janë arrestuar nga karabinierët në Palermo.

Organizata ishte e lidhur me mafian siciliane “Cosa Nostra”, që siguroi armë dhe me grupin paramilitar “UÇK e Re” me kontakte me xhihadistët, ka njoftuar të hënën policia italiane.

Grupi ka organizuar trafikim migrantësh nëpër rrugën e Ballkanit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Dyshohet se përmes Italisë, me dhjetëra migrantë kanë arritur në Zvicër dhe në Europën Veriore. Për një udhëtim të tillë, ata kanë paguar deri më 3.000 euro për person.

Të arrestuarit janë pjesërisht italianë dhe pjesërisht kosovarë. Ata kishin lidhje me Zvicrën, Gjermaninë dhe Maqedoninë. Kriminelët gjithashtu kontrabanduan diamant, ari dhe para të vjedhura nga bankomatet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme