Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”.
Diana Metushi Krasniqi nga KDI ka thënë se me OJQ-të partnere do të shpalosin të gjeturat kryesore të këtij raporti në komunat si Prizreni, Suhareka, Ferizaji, Lipjani, Podujeva dhe Istogu.
“Prokuroria e shtetit është i vetmi autoritet që mund të veproj në rastet e shkeljeve të vazhdueshme dhe të filloj hetimet penale kund kryetarit të komunës dhe zyrtarëve të tjerë që obligohen ti implementojnë rekomandimet e auditorit. Megjithatë Ligji për menaxhimin e financave që del tani me ndryshimet e tij adreson llogaridhënien dhe përgjegjësit lidhur me dështimin e menaxhimit të llogaridhënies së parasë publike”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.
Bekim Krasniqi ka raportuar të gjeturat në komunën e Ferizajit dhe Lipjanit.
“Çështjet e gjetura në komunën e Ferizajt janë në kategorinë planifikim dhe realizim të buxhetit. Sipas raportit të auditorit për vitin 2017, kjo komunë ka shpenzuar buxhetin 75%. Disa nga problemet e identifikuara në kategorinë e buxhetit kanë të bëjnë me lëshimet e disa vendimeve për leje ndërtimi pa përfunduar pagesa e plotë e taksave. Moskryerja e obligimeve të qiras nga shfrytëzuesit e pronës komunale, moskryerja e obligimeve e taksave nga bizneset dhe punësimi i 40 mësimdhënësve pa konkurs publik Probleme që përsëriten çdo vit në Ferizaj janë niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve nga vitet paraprake, dobësimi i kontrollit menaxherial, moskryerja e obligimit të qirasë nga shfrytëzuesit e pronës komunale”,ka thënë ai.
Sipas tij komuna e Lipjanit ka realizuar në vitin 2017, 91% të buxhetit.
“Ka çështje që ka të bëjnë me realizimin e ulët të buxhetit. Probleme sistematike niveli i ulët i verifikimit të pronave të regjistruara, parregullësi në të hyra, dobësi në menaxhimin e kontakteve. Ekziston një numër i dobësive si në llogaridhënie, menaxhim i rrezikut”, theksoi ai.
Erolina Morina ka prezantuar të gjeturat e raportit të auditorit në komunën e Prizrenit duke treguar se komuna kishte arritur një realizm të buxhetit për 91 %.
“Ka realizim të ulët të investimeve kapitale dhe mallra e shërbime. Brengë tjetër është shfrytëzimi më i ulët i donatorëve të jashtëm. Probleme sistematike ka në menaxhim kontratash për investime kapitale, lidhjen e kontratave publike. Ndërsa sa i përket komunës së Suharekës raporti i auditorit ka gjetur sfida në llogaridhënie, menaxhim të rrezikut, mungesë e një roli aktiv e komunitetit të auditimit”, është shprehur ajo.
Abedin Imami ka thënë se në komunën e Istogut auditori ka gjetur disa çështje. Sipas tij buxheti final është shpenzuar në 90%.
“Është evdientuar nivel i ulët i ekzekutimit të buxhetit në kategorinë investime kapitale. Problemet që përsëriten janë ato në menaxhimin e aseteve, dhe në llogaridhënie”, shtoi ai.
Shpend Sopa thotë se në komunën e Podujevës auditori ka gjetur disa çështje si rritje të buxhetit si rrjedhojë e bartjes së mjeteve nga viti paraprak. “Komuna ka arritur realizimin e buxhetit për 91%. Ka shqetësime për investimet kapitale. Ka mangësi në procesin e pagesave ku nuk janë kryer brenda afatit ligjor”, ka thënë ai./arbresh.info
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave