Google ADS

Shpalosen perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit

07:25 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), bën sot publikimin e Edicionit Special të Barometrit Kosovar për Studime të Sigurisë “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” raport ky që bën matjet e perceptimeve të qytetarëve për kërcenimet dhe rreziqet nga fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Ky raport do të shpalos gjetjet më të reja të perceptimeve të qytetarëve të Kosovës, në raport me format e ekstremizmit të dhunshëm të motivuar poltikisht, etnikisht dhe me bazë religjioni si dhe rreziqet nga të kthyerit nga konflikti i Sirsë dhe Irakut, gratë dhe fëmijët.

Për më tepër, ky raport do të paraqet edhe perceptimet e qytetarëve mbi çasjen institucionale në zbatimin e politikave nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në pjesën e fundit raporti paraqet edhe besueshmërinë e qytetarëve ndaj mediave, shoqërisë civile, institucioneve religjioze dhe akterëve të tjerë të rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme