Katalonia do të shpallë pavarësinë nga Spanja brenda pak ditësh.
Në intervistën e tij të parë pas referendumit për BBC-në, Carles Puigdemont, tha se qeveria e tij do të shpallë pavarësinë e Kataloniës në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, mbreti Felipe VI i Spanjës e ka quajtur referendumin të paligjshëm. Ai ka shtuar se situata është “jashtëzakonisht serioze” dhe ka bërë thirrje për unitet.
Qindra mijëra njerëz në të gjithë Kataloninë kanë protuestuar kundër dhunës së policisë spanjolle, ku mbetën të lënduar rreth 900 persona.
Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur, se nga protesta e dhunshme kanë mbetur të lënduar edhe 33 policë.
Në intervistën e BBC-së, Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont u pyet se çfarë do të bënte nëse qeveria spanjolle do të ndërhynte dhe do të merrte kontrollin e qeverisë së Katalonjës, Puigdemont tha se do të ishte “një gabim që do të ndryshon gjithçka”./arbresh.info/
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media