Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Fillimisht, KPK-ja mori vendim bazuar në Rregulloren për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, për shpalljen e konkurseve për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga data 16 tetor deri më datën 3 nëntor 2023, si dhe themeloi panelet vlerësuese dhe komisionet përkatëse për rishqyrtim për këto dy konkurse.
Anëtarët e KPK-së vendosën për shpalljen e brendshme për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe dy prokurorëve të tjerë në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe miratoi Raportin për vlerësim të performancës së nëntë (9) prokurorëve me mandat të përhershëm, me ç’rast trajtoi edhe kundërshtimet e paraqitura ndaj këtij raporti, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
KPK-ja aprovoi kërkesën për klasifikimin e vendeve të punës dhe ndryshim-plotësimin e Planit të personelit administrativ të sistemit prokurorial për vitin 2023 dhe propozimin për dërgimin e një letre urgjente te Presidentja e vendit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Blerim Isufaj, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
KPK-ja po ashtu aprovoi dërgimin e propozimit po ashtu te Presidentja e vendit për lirim nga detyra të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë me rastin e pensionimin të tyre gjatë muajit nëntor 2023. /Arbresh.info
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...