Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit e cila e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar avokati i mirënjohur Arsim Vranovci i cili ishte mbrojtja e palës së akuzuar z. Kqikut në dy rastet në apel. Ai u shpreh i lumtur qëdrejtësia triumfoi edhe një herë.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, avokati Arsim Vranovci, ka deklaruar se vendimi për shpalljen e pafajësisë për Salih Kqikun është një fitore e drejtësisë dhe e mbrojtjes së pafajësisë.
Pafajësinë e tij, Kqiku tha se e ka dëshmuar me prova e fakte edhe në seanca gjyqësore.
Tashmë përfundimisht pas 6 viteve, Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm pasi që Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.
Kqiku i cili që nga fillimi ka punuar si Drejtor në Departamentin e Prokurimit në Gjilan thotë se nuk e ka pasur të lehtë që për këto gjashtë vite të mbetet peng i vendimeve gjyqësore.
“Ishin aktakuza gjashtë vjeqare të cilat perveq qe nuk kishin të bëjnë memua, nuk ishin as pjesë e virtyteve të mija qe i’u shërbeva qytetarëve të qytetit tim prej nga paslufta, gjithmonë duke krijuar miq, e duke i ndihmuar me aq mundësi që na është dhëne, sepse për atë veçse kemi qenë të thirrur. Sa i përket aktakuzave ndaj meje të bëra nga muajin shkurt 2018, kam qenë i bindur që jam i pafajshëm dhe këtë gjë e kanë besuar ne çdo proces personat e ndershëm dhe ata bujar, po dhe sigurisht për pafajësinë time e kanë ditur edhe vetë ata që për synime dhe perfitime të tyre personale tentuan të më njollosin mua dhe atë që kam ndertuar ndër vite me mund e sakrificë dhe profesionalizëm” tha Kqiku.
Përballë kishte tre aktakuza për tetë vepra penale, mirëpo Kqiku tani beson që ky shtet do ti rishikon gjërat në detaje dhe nuk do lejon njerëz vetëm për synime e trillime dhe interese personale të tentojnë të njollosin figura të ndershme dhe me profesionalizëm.
Kqiku tha se shpreson që karrierën e tij ta filloj ku e ka lënë, pasi prokurimi është fushë e ndjeshme dhe duhet të ketë përkushtim dhe precizitet.
“Jam përballur me lloj-lloj sfide për këto gjashtë vite, por shpresoj se do të nis karrierën time aty ku e kam lënë sepse prokurimi është fushë e ndjeshme dhe don përkushtim dhe precizitet” tha Kqiku./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...