Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Arben Morina.
I akuzuari Morina akuzohet se me 8 maj të vitit 2019, në mes të orës 23:00-05:00, e ka privuar nga jeta vëllanë e tij 31 vjeçar, Naser Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, i akuzuari Morina është liruar nga të dy pikat e aktakuzës në mungesë të provave.Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së të njëjtit.
I akuzuari Morina në seancën fillestare të mbajtur më 17 shtator 2020 e kishte mohuar fajësinë për vrasjen e vëllait të tij.Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i akuzuari Morina po ngarkohet me veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 173 parag.1 nënparag.1.3 të KPRK-së dhe “armëmbajtje pa leje” nga neni 366 parag.1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, më 8 maj 2019, në mes të orës 23:00 e gjerë në orën 05:00 të 9 majit 2019, në fshatin Qifllak të Rahovecit, në shupën e cila gjendet në katin e parë të shtëpisë së të ndjerit, me dashje dhe motive të panjohura ka privuar nga jeta vëllain e tij, Naser Morina, i moshës 31 vjeç.Tutje sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë ndodhur në atë mënyrë që duke qëlluar me një të shtënë nga revolja kalibër dhe tip i panjohur në pjesën e parme të kraharorit, ku sipas raportit të autopsisë vdekja e tij ka ardhur si rezultat i gjakderdhjes së brendshme të kraharorit si pasojë e plagës tejshkuese në regjionin e zemrës, e shkaktuar nga veprimi i predhës së hedhur nga arma e zjarrit.
Sipas aktakuzës, arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale e vrasjes nuk është arritur që të sekuestrohet, pasi që i akuzuari të njëjtën e ka hedhur.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...