Google ADS

Shpallet fituesi për restaurimin e ‘New Born’

09:19 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Muajin që lamë pas ishte hapur tenderi për restaurimin e ‘New Born’.

E për monumentin që simbolizon pavarësisë e Kosovës, Komuna e Prishtinës fillimisht kishte  parashikuar të shpenzonte shumën prej  23.532 euro.

Ndërsa pas hapjes së tenderit me titull ‘Ndërtimi i bazës së monumentit ‘New Born’’ kishte aplikuar vetëm një OE ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës ishte më e vogël për 1 mijë euro ose saktësisht  22.245 euro.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se Operatori i vetëm që kishte aplikuar e cili edhe ishte shpallur fitues është ‘Halit S. Rama’, nga Prishtina.

Në kohën kur ishte hapur ky tender, ideatori i monumentit ‘New Born’ njëherë ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili e kishte mirëpritur renovimin.

Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info kishte thënë se komuna e Prishtinës është treguar bashkëpunëtore teksa ka uruar që punimet të përfundojnë para datës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Unë kam përkrahje të vazhdueshme nga Instituti për Mbrojtje të Monumenteve me të cilët bashkëpunojmë çdo herë për ngjyrosje ndërsa komuna është tregu bashkëpunuese me faktin që këtë kërkesë unë e kam dërguar, është anuluar një herë dhe tash do të përfundoj, shpresoj që të kryhet para datës 17 shkurt”, ka thënë ai.

Ismajli ka treguar gjithashtu se për çfarë bazamenti bëhet fjalë.

“Ka qenë pjesë e propozimit me e bo një bazament të vogël dhe ky tender ka dalë gjatë verës por ka dështuar pasi kompania nuk ka mujt me e kry punën dhe është rishpall .Është projekt që përfshin një bazament sa një shkallë”, ka shtuar Ismaili.

Ndryshe monumenti ‘New Born’ është skulpturë tipografike e përuruar më 17 shkurt 2008 në të njëjtën  ditë kur edhe Kosova ka shpallur pavarësinë  e e vendosur në qendër të Prishtinës saktësisht përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Ky monument çdo 17 shkurt ndryshon pamjen e është një nga pikat më të vizituara nga turistët ndërsa ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve ndërkombëtare teksa ishte në faqe të parë edhe të New York Times.

‘New Born’ që arrin peshën e 9 tonëve është  krijuar nga Fisnik Ismaili dhe nga agjencia kreative Ogilvy Kosova./arbresh.info/

Lexo edhe: 25 mijë euro për restaurim të ‘New Born’, sqaron detajet Fisnik Ismaili

 

 

25 mijë euro për restaurim të ‘New Born’, sqaron detajet Fisnik Ismaili

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme