Qytetarët më nuk do të kenë problem me mungesa të certifikatave.
Kjo pasi tashmë është shpallur kompania fituese që do të furnizoj Ministrinë e Punëve të Brendshme me certifikata të gjendjes civile.
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për tenderin me titull “Furnizim me Certifikata të Gjendjes Civile” kanë aplikuar 9 kompani ndërsa fituese kanë dalë grup i Operatorëve Ekonomik “NTSH DIARI, DPI PRINT CENTAR DOO, PONIR Vesna i Marjan doo Skopje”.
E ky grup i operatorëve ka ofruar çmimin 415 mijë e 660 euro.
Ndërsa arbresh.info ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të parë se ku do të filloj shpërndarja e certifikatave nëpër komuna.
Nga zyra për Komunikim Publik në MPB kanë bërë të ditur se gjenden në fazën e nënshkrimit të kontratës.
“Jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratës dhe pritet që shumë shpejtë të fillojë furnizimi me certifikata të gjendjes civile”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
MPB është pyetur edhe për sasinë e certifikatave me të cila janë furnizuar por nuk është përgjigjur.
E në faqen e KRPP-së thuhet se kohëzgjatja e marrëveshjes është për 36 muaj.
Ndryshe që nga fillimi i këtij viti qytetarët e Kosovës janë përballur me probleme për pajisjen e certifikatave. Në mungesë të materialit origjinal ata kanë marrë certifikatën të shtypur në një letër të thjeshtë.
E ato pak letra origjinale që u kishin mbetur u shpërndaheshin vetëm qytetarëve që aplikonin për viza.
Gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të anulimit të tenderit për furnizim me certifikata të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit./arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...