Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor të pandehurin Rinor Hykolli, duke i shqiptuar një vit burgim.
Lajmin për portalin arbresh.info zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Rinor Hykollit sot i është shpallur aktgjykimi dhe është dënuar me një vit burgim”- tha Shkodra për arbresh.info
Sipas aktakuzës, “i pandehuri R.H., më 22 korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.” / arbresh.info/
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes