Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi, të cilët akuzohen për veprat penale të vrasjes në bashkëkryerje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Më 23 gusht 2016, rreth orës 16:40, në kryqëzimin e rrugës “Sylejman Hadum Aga” dhe “Shefki Shasivari”, saktësisht në lokalin “Deep bar”, ishin privuar nga jeta Zef Krasniqi, Valon Islamaj dhe Ali Islamaj.
Sipas Prokurorisë, kjo vrasje e trefishtë, e cila kishte ndodhur në “Çarshinë e Vjetër”, në Gjakovë, ishte motivuar nga hakmarrja.
Të dyshuarit kishin qëlluar me dy armë nga vetura e tyre “Skoda” me ngjyrë të zezë dhe të njëjtit ishin dorëzuar pas 6 muajsh në Polici.
Të akuzuarin e parë, Qëndrim Shala, trupi gjykues i kryesuar nga Shaqir Zika e shpalli fajtor për veprën penale të vrasjes si bashkëkryes dhe e dënoi me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh, ndërsa për veprën penale të mbajtjes në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve dënim me burgim prej 1 viti.
Ndërsa, i akuzuari i dytë, Veton Gjoshi, u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes si bashkëkryes dhe u dënuar me burg në kohëzgjatje prej 11 vjetësh, ndërsa për veprën penale të mbajtjes në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve me burgim prej 1 viti.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...