Një i akuzuar për vjedhje të shërbimeve të KEDS-it – distrikti në Gjakovë, ka pranuar fajësinë në akuzat e ngritura nga Prokuroria.
I akuzuari Florent Dujaka, sipas aktakuzës të ngritur nga prokurori Ramiz Buzhala, akuzohet se më 29.05.2017, në lokalin- kafiterinë e tij në Gjakovë me qëllim që vetes t’i sjell përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme ka kryer vepër penale shfrytëzimi i paautorizuar i energjisë elektrike.
Sipas aktakuzës, në kundërshtim me rregullat për energji elektrike, i pandehuri ka shfrytëzuar rrymën elektrike në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga ana e zyrtarëve të KEDS-it me asistencë të Policisë, është konstatuar se ai ka bërë ndërhyrje në njehsorin elektrik, duke anashkaluar kështu regjistrimin e saktë të energjisë elektrike.
Në këtë mënyrë i akuzuari i ka shkaktuar dëm KEDS-it në shumën prej 1.650.50 euro.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i akuzuari deklaroi se e pranon fajësinë dhe përgjegjësinë e tij lidhur me obligimin ndaj KEDS-it, të cilin pranim nuk e kundërshtoi as prokurori i shtetit Ramiz Buzhala, pasi që deklaroi se është një lehtësim për të akuzuarin.
Më pas i akuzuari u shpall fajtor.
Sipas aktgjykimit, Florent Dujaka obligohet të paguajë gjobë prej 200 euro, në afat prej 15 ditësh, dhe dënohet me kusht 5 muaj si dhe pagimin e të gjitha shpenzimeve procedurale. /kallxo.com
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...