Shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve

15:56 | 28 Maj 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve V.A., A.A. dhe D.H.

Të akuzuarit V.A. dhe A.A. janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj për secilin veç e veç, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse brenda dy vitesh nuk kryejnë vepër penale të re, duke llogaritur kohën në arrest shtëpiak prej 29.04.2015 deri më 29.07.2015, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kundër të akuzuarës D.H. është refuzuar akuza, pasi Prokurori i Shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtimin gjyqësor për veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe mashtrim i blerësve.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest civil.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme