Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit M.V për veprën penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 269 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, u bë e ditur se i akuzuari S.G është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale tjetër brenda një viti.
“I akuzuari M.V është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë. I dëmtuari RR.B është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore.
I akuzuari S.G në cilësi të gjyqtarit të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë është akuzuar nga Prokuroria se ka kryer veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të Kodit Penal të Kosovës.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?