Shpallen rezultatet e testit me shkrim për 50 vende pune si “zyrtar administrativ” në MPB

10:33 | 13 Tetor 2022
A. B.

Janë publikuar rezultatet e testit me shkrim për pozitën Zyrtar administrativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë konkurs ishte kërkuar vetëm diploma e shkollës së mesme.

Numri i personave që kanë plotësuar kriteret dhe u ftuan për testim ishte 3 mijë e 335 kandidatë.

KËTU E GJENI LISTËN ME KANDIDATËT QË E KANË KALUAR TESTIN ME SHKRIM – LINKU.

Të gjithë kandidatët të cilët nuk gjinden në listë e publikuar, respektivisht ata që nuk e kanë kaluar testin me shkrim, kanë të drejtë që në afat prej tre ditëve, ka njoftuar MPB. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme