Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar se në bashkëpunim dhe në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Tre nga ta janë shtetas nga Kosova ndërsa dy shtetas nga Shqipëria, përcjell Arbresh.info
Lexo edhe:
Gjenden bimë narkotike në Klinë, policia në kërkim të pesë personave
Postimi i plotë:
Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në:
Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.
Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]
Si dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...